Mali i Zi përfundon sezonin e futbollit, Buducnosti shpallet kampion
Në Mal të Zi, sezoni 2019/2020 i futbollit ka përfunduar para kohe, me Buducnostin të shpallur kampion.
Sport
Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 e ka bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në Mal të Zi.
“Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, nuk është e mundur të zhvillohen ngjarje sportive në shumë qytete malazeze”, ka deklaruar Dejan Savicevic, kreu i federatës së futbollit të këtij vendi.
“Organizimi i ndeshjeve pra është i vështirë për t’u zbatuar, dhe është ndërlikuar nga fakti se disa klube kanë futbollist pozitivë me koronavirus”.
Kjo ka bërë që sezoni në Malin e Zi të përfundohet para kohe me tabelën aktuale, që do të thotë se Buducnost shpallet kampion me 18 pikë më shumë se Sutjeska./Lajmi.net/