Mali i Zi, kampion ballkanik për numrin e partive politike

Në Malin e Zi ka 55 parti të regjistruara politike, nga të cilat 43 janë aktive dhe paraqesin raporte financiare mbi punën tyre.

Lajme

02/03/2015 22:55

ATSH raporton se duke pasur parasysh që Mali i Zi ka më pak se 500,000 votues, atëherë del se ky vend ka më së shumti parti në krahasim me numrin e banorëve në rajonin e Ballkanit.

Kjo shifër mund të rritet, pasi janë në formim e sipër edhe disa partive të reja politike.

Duket se formimi i partive politike në Malin e Zi është fitimprurës.

Sipas të dhënave zyrtare statistikore, partitë aktive politike malazeze kanë një buxhet prej rreth pesë milionë euro, që do të thotë 0.9 për qind të buxhetit të Malit të Zi.