Maldini regjistron golin e parë me Milanin

Djali i legjendës Paolo Maldini, Daniel Maldini ka realizuar golin e parë për Milanin në ndeshjen që 'rosonerët' janë duke e luajtur në udhëtim ndaj Spezias.

Sport

25/09/2021 16:26

Kjo ishte ndeshja e parë si startues për Danielin, dhe ai bën një debutim ëndrrash duke realizuar gol në startin e parë për Milanin.

19-vjeçari e hapi sfidën në minutën e 48-të pasi pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.