Makina e vitit 1920 shndërrohet në mjet fluturues (Foto)
Lazzarini Design Studio ka bashkuar teknologjinë e së ardhmes me një makinë luksoze të vitit 1920, që ngjan me një “kryqëzim” të Rolls Royce me një mjet nga filmat fantashkencë.
Auto & Tek
Sipas krijuesve, kjo makinë do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë 550 km/h falë përdorimit të 4 turbinave.
Shpikja e Pierpaolo Lazzarini do të mund të ngrihet vertikalisht në fluturim, si dhe do të mund të ulet po vertikalisht. Makina-koncept është e bazuar në Isotta Fraschini Tipo 8, një makinë luksoze e prodhuar nga 1919 në 1924, që ka qenë rivale kryesore e Rolls Royce, transmeton Top Channel.
Ende nuk dihet se kur do të bëhet realitet kjo makinë fluturuese.