Majmuni sulmon prezantuesen live në televizion
Një prezantuese sulmohet live në televizion nga majmuni dhe e detyron atë që të vrapoj nga skena.
Fun
Majmuni është shfaqur gjatë një interviste që kishte prezantuesja me një aktor. Prezantuesja shumë shpejt e kuptoi pse nuk është një ide e mirë që të përfshihen kafshët në emision, transmeton lajmi.net.

Prezantuesja vrapon nga skena dhe lë intervistën pas sulmit të majmunit. Prezantuesja Lobna Asla kishte të ftuar aktorin egjiptian El-Samman.
Majmuni filloi ti kafshonte këmbët e saj, ajo bërtet nga frika dhe e largon majmunin nga vetja. Dhe vazhdon intervistën. /Lajmi.net/