Majlinda Kelmendi si rrallë herë më parë shfaqet e grimuar

Majlinda Kelmendi me një ceremoni shtetërore edhe zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së bujshme të saj.

ShowBiz

06/12/2021 21:54

Sportisja e njohur ka pasur shumë suksese të mëdha në karrierën e saj si xhudiste, shkruan lajmi.net.

Por ajo që ka rënë në sy është paraqitja e saj sot gjatë ceremonisë. Si rrallë herë më parë ajo është shfaqur me grimë.

Sportisja duket aq bukur në paraqitjen e saj.

Ajo ka postuar një fotografi ku shihet krejt ndryshe nga pamja e saj prej sportisteje.

Majlinda Kelmendi do të mbetet në histori si sportistja e parë nga Kosova që fitoi medalje ari në Lojërat Olimpike. /Lajmi.net/