Majlinda arrin në Kosovë, ndodh gafa e parë (FOTO)

18:03 | 14 Gusht 2016

Majlinda Kelmendi është kthyer në Kosovë si kampione olimpike.

Xhudistja nga Peja, bëri në historinë në Lojërat Olimpike të Rios, duke fituar medaljen e artë, në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në këtë garë.

Në aeroportin e Prishtinës, është organizuar pritje institucionale për heroinën e Kosovës.

Në sallën e konferencës, ku Kelmendi do t’i drejtohet medieve, është shkruar “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ mirëpret kampionen e botës 2016, Majlinda Kelmendi”, ndërsa ajo në vendlindje po kthehet si kampione olimpike.

Gafën e bërë nga organizatorët mund ta shikoni në fotografinë e bërë nga gazetari Drin Ejupi.