Mahrez: Liverpool u interesuan për mua, por gjithçka përfundoi kur nënshkruan me Salah

Ryiad Mahrez ka zbuluar se kishte mundësinë që të kalonte te Liverpool, para se t’i bashkohej Man City.

Sport

11/05/2020 16:31

Mahrez launte një sezon madhështor me Leicester City, kur edhe shpallej kampion, duke bërë që vëmendja për të të ishte shumë e madhe.

Gjigantët e Premierligës dhe jo vetëm, u interesuan maksimalisht për algjerianin që më vonë zgjodhi t’i bashkohej Man City. Në mesin e skuadrave të interesuara ishte edhe Liverpool, siç ka bërë të ditur vet lojtari.

“Para se të arrija marrëveshje me Manchester City, kishte interesim nga ana e Liverpool, por sapo ata arritën marrëveshje me Mohamed Salah, përfundoi gjithçka”, ka thënë Mahrez, transmeton lajmi.net.

Sezoni i parë me Man City nuk ishte më i miri i mundshëm për algjerianin, por këtë vit ai po shkëlqente nën Guardiolan, para se sezoni të suspendohej.

Suksese të mëdha lojtari arriti edhe me kombëtaren e Algjerisë, duke fituar Kupën e Afrikës 2019. /Lajmi.net/