Maguire: Pavarësisht bisedimeve me Guardiolan, zemra ime i takonte Unitedit

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire ka pranuar se ka biseduar me trajnerin Pep Guardiola për kalimin te Manchester City, mirëpo vendosi për kalimin në "Old Trafford".

Sport

24/05/2021 17:10

Anglezi iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Leicester City për 80 milionë euro, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të  futbollit.

Maguire ka pranuar se ka biseduar me trajnerin Pep Guardiola për kalimin në “Etihad”, mirëpo duke marrë parasysh historinë e klubit ishte e mjaftueshme ta bind për kalimin te United.

“Bisedova me City dhe United, por u rrita duke shikuar Unitedin, nuk është mosrespekt ndaj Cityt, por u rrita duke shikuar ndeshje të Unitedit”.

“Gjithmonë e kam pasur zemrën të kjo skuadër. Bisedova me Pep dhe me tregoi për futbollin që do zhvillojnë. Kam respekt të madh për të dhe çfarë ka sjell në futboll”.

“Por, ishte Unitedi kur treguan interesim. Të interesuar për 12-15 muaj tregon sa besuan në mua dhe si do isha përshtatur në skuadër”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Maguire momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi./Lajmi.net/