Magji nga Van Persie

Robin van Persie i përkujtoi David Moyesit se çka ka humbur së fundmi, duke publikuar një xhirim të tij duke bërë disa veprime të mahnitshme me top në një parking. Sulmuesi holandez ka munguar në dhjetë ndeshjet e fundit të Manchester Unitedit për shkak të një lëndimi në kofshë, por duket se 30-vjeçari është shumë…

Sport

21/01/2014 14:27

Robin van Persie i përkujtoi David Moyesit se çka ka humbur së fundmi, duke publikuar një xhirim të tij duke bërë disa veprime të mahnitshme me top në një parking.

Sulmuesi holandez ka munguar në dhjetë ndeshjet e fundit të Manchester Unitedit për shkak të një lëndimi në kofshë, por duket se 30-vjeçari është shumë pranë rikthimit për t’i ndihmuar skuadrës së tij në luftë për hyrje në mesin e katër ekipeve të para në Premierligë.

Van Persie publikoi një video të shkurtër duke manovruar me top në Instagram, si dëshmi se është ‘Ok’.

United aktualisht zë pozitën e shtatë në Premierligë, 14 pikë më pak se lideri Arsenal, duke nënkuptuar se ri-kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është objektivi më real i ekipit këtë sezon.