Mafia politike e Kosovës

Disa prej politikanëve kryesorë në Kosovë profilizohen nga Shërbimi Inteligjent i NATO-s si mafiozë, të lidhur me vrasje, trafiqe droge, duhani e nafte. 

Lajme

15/05/2014 10:10

Dokumente sekrete që ka siguruar Koha Ditore flasin për funksionimin e politikanëve dhe organizatave të tyre në mënyrë mafioze në periudhën e pasluftës.

Shërbimi Inteligjent i NATO-s e përshkruan ish-Shërbimin Informativ të Kosovës si organizatë të fuqishme kriminale, shkruan gazeta “Koha Ditore”.

Amerikanët dhe britanikët e implikojnë këtë organizatë në vrasje, shantazhe, sulme, kontrabandë të drogës, naftë dhe në eliminime të kundërshtarëve politikë, shkruan Koha Ditore.

Shërbim inteligjent kishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës që nuk quhej Sigurimi i Atdheut, por Agjencia Inteligjente e Kosovës, që udhëhiqej nga Avdi Behrami.

Shërbimi i NATO-s, që konsiderohet një prej më të fuqishmëve, kanë nxjerrë në pah “veprimet kriminale” të shumë politikanëve kosovarë, por ata gjithmonë kanë mohuar akuzat për të cilat janë përfolur nga kushdo.