Madonna me film për jetën e saj
Nëse dikush duhet të tregojë historinë e Madonna Louise Ciccone, ajo duhet të jetë vet artistja.

ShowBiz
Madonna do të bëjë regjinë e një filmi biografik në lidhje me jetën e saj, të cilën ajo është duke e shkruar me Diablo Cody, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Filmi, i cili do të shpërndahet nga Universal, nuk ka ende një titull.
“Unë dua të përcjell udhëtimin e pabesueshëm që jeta më ka bërë si një artiste, një muzikante, një valltare – një qenie njerëzore, duke u përpjekur të hap rrugën në këtë botë,” tha Madonna për filmin në një deklaratë.
https://www.instagram.com/p/CE2djUvh5e_/
“Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika. Muzika më ka mbajtur dhe arti më ka mbajtur gjallë. Ka kaq shumë histori të patreguara dhe frymëzuese dhe kush më mirë ta tregojë atë sesa unë. Është thelbësore të ndash udhëtimin e jetës time me zërin dhe vizionin tim”, shtoi ajo.
Filmi do të pasojë famën e Madonnas, nga edukimi i saj katolik në Michigan, lëvizja në qytetin e Nju Jorkut dhe përfundimisht ngritja si yll ndërkombëtar.
Në një live të fundit në Instagram, Madonna tha se filmi do të prekë shkrimet, këngët dhe aktrimin e saj.
Madonna bëri njoftimin gjatë fundjavës, duke shkruar, “A jeni gati për historinë e jetës sime … A jam unë?”. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CEsxW6ABOOr/