Bebe Rexha marton vëllanë me tradita shqiptare, pamje nga dasma
Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, ka qenë pjesë e dasmës së vëllait të këngëtares me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ku ka kënduar për të pranishmit dhe ka krijuar atmosferë festive me muzikën e saj. Nga ceremonia janë publikuar edhe pamje, ku shihet atmosfera e gëzueshme dhe momentet e veçanta të festës familjare. Por, vëmendje…
ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, ka qenë pjesë e dasmës së vëllait të këngëtares me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ku ka kënduar për të pranishmit dhe ka krijuar atmosferë festive me muzikën e saj.
Nga ceremonia janë publikuar edhe pamje, ku shihet atmosfera e gëzueshme dhe momentet e veçanta të festës familjare.
Por, vëmendje të veçantë ka marrë edhe vetë Bebe Rexha, e cila nuk ka qëndruar vetëm si e ftuar në dasmën e vëllait të saj. Këngëtarja i është bashkuar festës edhe me këngë, duke sjellë një moment të veçantë për të pranishmit.
Dasma është shoqëruar me muzikë dhe tradita shqiptare, ndërsa pamjet e publikuara kanë tërhequr interesimin e publikut dhe të ndjekësve të artisteve.