Madeleine Albright vjen si aktore

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit ka vendosur që edhe një herë të shfaqet në njënga serialet e famshme në Amerikë.

ShowBiz

16/07/2015 14:00

Pas pjesëmarrjes në serialin ‘Gilmore Girls’, ku ajo është paraqitur si vetja e saj, ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright do të vijë edhe një herë në ekranin televiziv.

Ajo këtë herë vjen si këshilltare në serialin ‘Madam Secretary’, serial ky në të cilin Elizabeth McCird ushtron dertyrën e sekretares së shtetit pas vdekjes së paraardhësit, transmeton Lajmi.net.

Albright ishte Sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet 1997 – 2001, kur president ishte Bill Clinton.(Lajmi.net)