Macron shkruan në shqip, e falendëron Edi Ramën për mikpritjen: Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen shqiptare gjatë qëndrimit në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Përmes një postimi në rrjetin social X, Macron në gjuhën shqipe e ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për pritjen dhe shkëmbimet e zhvilluara gjatë vizitës së…

Lajme

17/05/2025 20:50

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen shqiptare gjatë qëndrimit në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Përmes një postimi në rrjetin social X, Macron në gjuhën shqipe e ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për pritjen dhe shkëmbimet e zhvilluara gjatë vizitës së tij.

“I dashur @ediramaal, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete”, ka shkruar presidenti francez.

Macron theksoi mbështetjen e fuqishme të Francës për aspiratat evropiane të Shqipërisë, duke deklaruar se vendi ka vendin e vet në Bashkimin Evropian.

“Franca ju mbështet në këtë rrugë”, përfundon mesazhi i tij, që vjen si një sinjal i qartë për mbështetjen franceze në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.