Lyon dhe PSG e duan Martial gjatë afatit të janarit

Sulmuesi Anthony Martial është i interesuar për t'u larguar nga Manchester United në afatin e janarit dhe Lyon dhe PSG thuhet se kanë shprehur interesim për sulmuesin.

Sport

12/12/2021 22:08

Francezi nuk ka zhvilluar shumë minuta këtë edicion, duke qenë dy herë titullar në Premierligë dhe vetëm një herë në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Agjenti para disa ditëve deklaroi se Martial dëshiron largimin gjatë janarit, ngase është i interesuar të zhvillojë më shumë minuta.

Ndërkohë, e përditshmja franceze, “RMC Sport” raporton se PSG dhe Lyon kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin.

Lyon thuhet se është më e interesuar, por duhet ta bindin Martial dhe nuk do e kenë të lehtë, duke marrë parasysh këtë fillim zhgënjyes ku renditën në pozitën e 13-të në tabelë.

Martial ka kontratë deri në vitin 2024, andaj kartoni nuk do jetë i lirë për asnjë skuadër që e do blerjen e francezit.