LVV-ja arrin 51 për qind
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 51% të votave në rezultatet e përgjithshme, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga 99.93% e kutive të numëruara. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka marrë mbi 400 mijë vota, duke thyer rekordin si personi më i votuar në historinë e Kosovës. Pas…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 51% të votave në rezultatet e përgjithshme, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga 99.93% e kutive të numëruara.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka marrë mbi 400 mijë vota, duke thyer rekordin si personi më i votuar në historinë e Kosovës.
Pas LVV-së, renditen Partia Demokratike e Kosovës – 20.24%, Lidhja Demokratike e Kosovës – 13.26%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.51%.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të mërkurën vazhdoi numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve përmes postës.