Lushaku-Sadriu: Mbi 14.9 milionë euro për importin e energjisë elektrike vetëm brenda një jave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar shpenzimet e Kosovës për importin e energjisë elektrike, duke thënë se vetëm për shtatë ditë janë shpenzuar 14.9 milionë euro. Në një postim në Facebook, Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se nga 28 tetori deri më 3 nëntor, Kosova ka shpenzuar mbi dy milionë…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar shpenzimet e Kosovës për importin e energjisë elektrike, duke thënë se vetëm për shtatë ditë janë shpenzuar 14.9 milionë euro.
Në një postim në Facebook, Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se nga 28 tetori deri më 3 nëntor, Kosova ka shpenzuar mbi dy milionë euro në ditë për importin e energjisë elektrike.
Sipas shifrave që ajo ka prezantuar, gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, vlera e importeve të energjisë ka arritur në 205.3 milionë euro.
Ajo ka theksuar se nga viti 2021, vlera e importit të energjisë elektrike ka tejkaluar një miliard euro.
Deputetja e LDK-së ka kritikuar edhe rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët dhe varësinë e Kosovës nga importi, duke e lidhur këtë gjendje me mungesën e investimeve të premtuara në sektorin e energjisë.
“Kjo është kostoja e një qeverisjeje që nuk ka arritur të garantojë siguri energjetike dhe prodhim të mjaftueshëm vendor”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.
Ajo ka shtuar se, sipas saj, koston e kësaj gjendjeje po e bartin qytetarët e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: