Lunaçek i bashkëngjitet peticionit për liberalizim vizash ndaj Kosovës
Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka bërë thirrje që t'u liberalizohen vizat kosovarëve.

Lajme
Përmes një cicërime në Twitter, Lunaçek ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë t’i bashkohen BE-së dhe nuk duhet të pengohen që të vizitojnë miqtë e familjarët tyre.
“Nismë e rëndësishme, Ju lutem ta shpërndani: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të përjashtohen prej vizitave ndaj familjarëve në BE!!!”, ka shkruar ajo në ‘Twitter’-in e saj.
Eine wichtige Initiative, an important initiative, pls. sign and share: citizens of Kosovo ?? must no longer be excluded from visiting friends and family in the EU ??!!! https://t.co/WXXKi1qjHK
— Ulrike Lunacek (@UlrikeLunacek) May 27, 2022
Lunaçek iu është bashkëngjitur peticionit të Kati Schneeberger, këshilltare lokale e BE-së, që kërkon mos-izolimin e kosovarëve.
“Pavarësisht respektimit të dëshmuar të Kosovës ndaj të gjitha kushteve të kërkuara, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy shtete anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda”, theksohet në petcionin e nisur nga këshilltarja lokale e BE-së.
“Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë ekziston prej shumë vitesh. Është koha që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet të hyjnë në BE pa aplikuar për vizë”, theksohet ndër të tjera në peticion. /Lajmi.net/
Për ta plotësuar peticionin, klikoni këtu.