Lumi Lushta del nga shtrati, bllokohen banorët e fshatit Vaganicë të Mitrovicës
Reshjet e pandërprera të shiut kanë bërë që lumenjtë në territorin e Kosovës të dalin nga shtrati.
Lajme
Lexues të lajmi.net, sot gjatë gjithë ditës kanë dërguar video nga vendet e tyre duke treguar vërshime dramatike.
Njashtu lumi Lushta në fshatin Vaganicë, komuna e Mitrovicës, ka dalë nga shtrati, rruga në këtë fshat është mbuluar tërësisht nga uji dhe nuk ka rrugë alternative të kalohet.
Siç tregon një banor i këtij fshati për lajmi.net, uji ka gërryer rrugën dhe ka krijuar gropa të mëdha që është e pamundur të lëvizet me veturë. /Lajmi.net/