Abdixhiku në tubimin e LDK-së: Qytetarët nuk kanë më nevojë për njerëz që jetojnë nga kriza, nga tensioni e nga përçarja

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur sot tubimin, i cili filloi në orën 18:00, ku u prezantuan kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Para fillimit të tubimit, në sallë u panë qytetarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë, të cilët mbanin pankarta me mbishkrimet “Presidentja e zemrave tona”, “Rikthimi…

Lajme

10/05/2026 18:42

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur sot tubimin, i cili filloi në orën 18:00, ku u prezantuan kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku.

Para fillimit të tubimit, në sallë u panë qytetarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë, të cilët mbanin pankarta me mbishkrimet “Presidentja e zemrave tona”, “Rikthimi i shpresës”, “Bashkë me Vjosën” dhe “Mirë se erdhe Vjosë”.

Gjatë fjalës së tij, Lumir Abdixhiku deklaroi se qytetarët nuk kanë më nevojë për përplasje dhe tensione të vazhdueshme politike.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë më nevojë për edhe një betejë politike pa fund. Nuk kanë më nevojë për njerëz që jetojnë nga kriza, nga tensioni e nga përçarja”, tha ai.

Ai shtoi se bashkimi politik synon ta çojë vendin drejt stabilitetit dhe shpresës.

“Prandaj është bërë ky bashkim që Kosova të mos jetojë më në tension e konflikt, por me shpresë, punë dhe të bashkuar”, u shpreh Abdixhiku.

Sipas tij, Kosova është gati për një qasje të re politike dhe për një drejtim të ri shtetëror.

“Unë besoj thellë se populli i Kosovës është gati për këtë moment. Gati për një frymë tjetër. Gati për një politikë tjetër. Gati për një Republikë që ecën përpara me dinjitet, me besim dhe me shpresë”, tha ai.

Abdixhiku u shpreh gjithashtu i bindur se ky bashkim mund t’ia rikthejë Kosovës ndjenjën e sigurisë dhe besimin në shtet.

Një ditë më parë, ai kishte bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, pas zyrtarizimit të kandidaturave të partisë.