Lulzim Basha shpallet Qytetar Nderi i Deçanit

Ky është vendimi i parë i Kryetarit Rasim Selmanaj dhe i Komunës së Deçanit, në mandatin e ri, pas zgjedhjeve të fundit lokale në vend. Propozimi është i AAK’së, ndërsa u mbështet nga të gjithë këshilltarët komunalë të Deçanit.

Lajme

28/12/2013 12:29

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, me vendim të tij dhe me miratimin e Asamblesë Komunale të Deçanit, e ka shpallur Kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, Qytetar Nderi të Komunës së Deçanit.

Ky është vendimi i parë i kryetarit Selmanaj dhe i Komunës së Deçanit, në mandatin e ri, pas zgjedhjeve të fundit lokale në vend.

Në ditët në vijim do të bëhet edhe zyrtarisht ndarja e çmimit Lulzim Basha, në një ceremoni të veçantë që do të organizohet nga Komuna e Deçanit.