Lukaku zbulon të ardhmen e tij derisa flet për sezonin e Interit

Romelui Lukaku e pranon se nuk e ka pritur një sukses të Interit këtë sezon.

Sport

15/04/2021 08:36

Sulmuesi foli për faqen e Instagramit ‘433’ në një lidhje direkte, ku edhe ka thënë disa fjalë për Scudetton, transmeton lajmi.net.

“Po ndjehem mirë, ne jemi duke punuar shumë. Sigurisht që ka periudha kur jemi keq, mirëpo një gjë e tillë kalohet me lojtarët e rinj në skuadër dhe mendoj që ne kemi bërë një hap përpara. Kanë mbetur edhe shumë ndeshje, e ne jemi të uritur për t’i fituar ato”, ka thënë belgu.

Lukaku është pyetur nëse ka pritur një sukses të tillë këtë sezon: “Të jem i sinqert, jo. Unë mendoj që Serie A është një ligë e komplikuar, ju duhet të jeni i gatshëm për çdo ndeshje dhe për sfida të reja. Çdo ndeshje është një test i ndryshëm. Të gjitha këto më ndihmojnë për të qenë një lojtar më i mirë, por duhet të punoj shumë”.

“Mendoj se mbrojtësit dhe portieri po bëjnë një punë të mirë, dhe sigurisht që sulmuesit e dinë që, nëse nuk e lejojmë shënimin e ndonjë goli, atëherë duhet të konkretizojmë një të tillë”.

“Po pres me padurim që të shoh logon e re në fanellë sezonin e ardhshëm”, përfundoi Lukaku duke aluduar se do të jetë me “Nerazzurri” edhe sezonin tjetër./Lajmi.net/