Lukaku pas kalimit te Chelsea: Jam i nderuar që u riktheva te ky klub i mrekullueshëm

Sulmuesi Romelu Lukaku zyrtarisht ka kompletuar kalimin te Chelsea nga Inter.

Sport

12/08/2021 19:08

Chelsea pagoi plotë 115 milionë euro për belgun, që nënshkroi kontratë pesëvjeçare, transmeton lajmi.net.

Pas rikthimit te Chelsea, Lukaku tha se ndihet i lumtur dhe beson që do kenë sukses se bashku.

“Jam i lumtur, i nderuar që u riktheva te ky klub i mrekullueshëm. E kam mbështetur Chelsean si fëmijë”.

“Mënyra si klubi është duke shkuar përshtatet perfektë me ambiciet e mia dhe sapo erdha nga fitimi i Seria A. Kjo mundësi erdhi në kohën e duhur dhe ne mund të kemi shumë sukses se bashku”, tha ai.

Ndërkohë, Lukaku do fitojë 12 milionë euro për sezon./Lajmi.net/