Lukaku: Momenti i duhur për rikthim
Romelu Lukaku është transferimi më i ri i Chelseat.
Sport
Romelu Lukaku u transferua tek Chelsea për një shumë rekrod prej 97 milionë funtesh dhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën londineze, transmeton lajmi.net.
Lukaku ishte pjesë e Chelseat edhe më parë nga viti 2011 deri në vitin 2014 ku u transferua tek Evertoni për 28 milionë funte atëbotë.
Mirëpo, menjëherë pas rikthimit të tij ai u prezantua si lojtar i “Bluve” dhe ishte i shoqëruar nga Drejtoresha sportive, Marina Granovskaia.
Ai u shpreh i lumtur me rikthimin e tij dhe vlerësoi se ky ishte një moment i duhur për rikthim pasi tanimë ai ka eksperiencë si lojtar.
“Jam i lumtur dhe shumë i ngazëllyer që jam rikthyer në këtë klub fantastik”, tha ai.
“Ishte një udhëtim i gjatë për mua, kam ardhur këtu si djalosh i ri dhe duhej të mësoja shumë dhe tani jam rikthyer si lojtar me shumë maturi dhe eksperiencë”, shtoi ai.
“Kam qenë tifoz i klubit që kur isha i vogël, dhe tani me rikthimin tim dua ta ndihmoj klubin të fitojë tituj”, tha Lukaku.
“Ambiciet e klubit përkojnë plotësisht me ato të mijat, jam 28 vjeçar dhe mendoj që kjo mundësi erdhi në momentin e duhur”, përfundoi Romelu Lukaku./Lajmi.net/