Lukaku i shtrenjtë, Inter kthehet kah ylli i Bundesligas

17:09 | 13 Korrik 2019

Çështja e transferimit të Romelu Lukaku tek skuadra e Inter është kthyer në një telenovelë.

Drejtori sportiv i Inter, Beppe Marotta është shprehur optimist për transferimin e yllit belg, mirëpo kërkesat e skuadrës së Manchester United janë shumë të larta.

Lojtari nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen miqësore të fituar sot,dhe për këtë arsyetimi i Solskjaer ishte ‘lëndimi i lojtarit’, duke refuzuar kështu se ka të bëjë me Inter.

Pas këtyre vonesave, Inter raportohet se është interesuar për shërbimet e yllit të Frankfurt, Ante Rebic, përcjell lajmi.net.

Rebic mund të sigurohet nga Inter për 40 milionë euro, që është gjysma e shumës së kërkuar nga United për Lukaku.

Reprezentuesi kroat është 25 vjeçar dhe më parë ka luajtur në Serie A me skuadrën e Veronas dhe Fiorentinas. /Lajmi.net/