Lukaku i reagon ‘Corriere dello Sport’: Ju shpërndani negativitet

Romelu Lukaku i ka reaguar gazetës italiane ‘Corriere dello Sport’.

Sport

05/12/2019 18:52

Lukaku ka qenë subjekt i fyerjeve raciste këtë vit, kurse ky problem nuk po vazhdon të ndalet në Itali.

Belgu ka marrë vëmendje sot përsëri, tash për një polemikë me gazetën italiane, ‘Corriere dello Sport’.

“Në vend që të fokusoheni në duelin mes dy klubeve… Corriere dello Sport vjen me kryefaqen më qesharake që kam parë ndonjëherë në karrierën time

“Ju njerëz i jepni frymë negativitetit dhe problemeve me racizmin. Në vend që të flitet për ndeshjen e bukur që do të luhet në San Siro mes dy klubeve të mëdha..”

“Edukimi është çelësi”

“Ju njerëz të Corriere dello Sport duhet të bëni punë më të mirë në këtë aspekt..”

“Faleminderit të gjithë tifozëve dhe gazetarëve tjerë që e vunë në pah suportin dhe të fokusohemi tek ndeshja që luhet nesër”

“Forza Inter” ishin fjalët që Lukaku përcolli përmes Twitter.

Mbetet të shihet se si do të bëjë belgu në fushën e blertë. /Lajmi.net/