Luka Modric me postim që do ua ‘shkrijë zemrën’

Luka Modric e fitoi zyrtarisht për herë të parë Topin e Artë në karrierën e tij.

Sport

05/12/2018 18:29

Luka Modric arriti që të bëhet lojtari i parë që e fiton Topin e Artë, pas një dekade të dominuar nga Cristtiano Ronaldo dhe Leo Messi.

Mesfushori kroat la pas vetes portugezin, Antoine Griezmannin, ndërsa argjentinasi u rendit i pesti nga France Football, përcjell “lajmi.net”.

Luka Modric po e shijon suksesin e arritur në këtë vit, ndërsa ka postuar një foto tejet emocionale.

Kroati ka postuar një foto kur ishte i vogël, gjersa shihet se ka një top, por që ai e ka bërë atë të artë.

“Gjërat më të mira nuk vijnë lehtë”, ka shkruar Modric në Twitter. /Lajmi.net/