Luiz arsyeton Mourinhon

Mbrojtësi i Chelseas, David Luiz ka arsyetuar komentet e Jose Mourinhos rreth menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger duke theksuar se janë vetëm pjesë e futbollit. Mourinho dhe Wenger shkëmbyen fjalë të nxehta pasi francezi tha se portugezi e turpëroi Chelsean kur deklaroi se: “Wenger është specialist në dështim”. Por, Luiz tha për Sky Sports News:…

Sport

18/02/2014 10:55

Mbrojtësi i Chelseas, David Luiz ka arsyetuar komentet e Jose Mourinhos rreth menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger duke theksuar se janë vetëm pjesë e futbollit.

Mourinho dhe Wenger shkëmbyen fjalë të nxehta pasi francezi tha se portugezi e turpëroi Chelsean kur deklaroi se: “Wenger është specialist në dështim”.

Por, Luiz tha për Sky Sports News: “Futbolli është i tillë, ju nuk mund të dëgjoni secilin sepse nëse e dëgjoni një trajner tjetër, ju nuk e keni vetëm një të tillë, do t’i keni 10, 20, 100 trajnerë. Të gjithë duan të jenë pjesë e klubit tonë dhe kjo është e natyrshme”.

Braziliani është po ashtu i vetëdijshëm për presionin ndaj futbollistëve, 12 ndeshje para fundit, edhe pse komentet e Mourinhos kishin për qëllim që të largojë vëmendjen prej tyre.

“Më pëlqen presioni, ju nuk keni nevojë ta largoni presionin sepse e dua presionin dhe për këtë arsye luaj për një klub të madh, për këtë arsye jam këtu”.