Luis Enrique: Barça po bëhet më e fortë

Luis Enrique është i bindur se Barcelona aktuale nuk është më e forta. Trajneri spanjoll është optimist se gjiganti katalunas do të përmirësohet, me kalimin e ndeshjeve.

Sport

31/08/2014 14:52

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique shpreson të shohë më shumë shenja përparimi, kur skuadra e tij do të përballet me Villarrealin sonte.

Barça e nisi sezonin me fitoren 3:0 në shtëpi ndaj Elches, ndërsa do ta mirëpresë rikthimin e Neymar në ndeshjen e sontme.

Ndërkohë, Andres Iniesta do të mungojë për shkak të lëndimit të gjurit, por trajneri spanjoll shpreson ta shohë ekipin e tij duke shkëlqyer.

“Shpresoj që ekipi të fillojë të përmirësohet, e cila mund të ndodh me kalimin e ndeshjeve”, deklaroi fillimisht ish trajneri i Romës.

“Ne vijmë nga një javë në të cilën kemi ushtruar mirë. E njohim mjaft mirë rivalin dhe ata kanë një ekip të fortë”, shtoi ai.

“Loja nuk do të jetë e lehtë për ne, por jemi përgatitur dhe, për momentin, çdo ndeshje është një test për ne. Të gjitha ekipet me trajnerë të rinj kanë nevojë për kohë për t’u adaptuar, por këtë nuk po e kërkoj unë”, përfundoi Luis Enrique.