Luhatet tregu i shitjes së tabletëve, rritje e iPads

Tregu i tabletëve vazhdon të pësojë rënie në shitje, pasi viti 2019 rezultoi me dërgesa në rënie prej 1,5 për qind duke ngelur në kuotën e 144 milionë njësive.

Auto & Tek

04/02/2020 12:40

Të dhënat paraprake të analistëve nxjerrin në pah performancën e mirë të kompanisë ‘Apple’, e cila ka dyfishuar shitjet, transmeton lajmi.net.

Vitin e kaluar kompania e Cupertinos tregtoi 49,9 milionë iPads, duke rezultuar në një rritje prej 15,2%.

‘Apple’ konfirmoi vendin e parë duke mbajtur mbi një të tretën e tregut botëror me 34,6%.

Në vendin e dytë renditet ‘Samsung’-u, ndërsa i treti është gjiganti kinez ‘Huawei’. /Lajmi.net/