Lufta në Siri nuk është e shenjtë

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi thotë se fenomeni i ekstremizmit dhe shkuarjes së kosovarëve në Siri nuk është trajtuar sa duhet në aspektin profesional nga institucionet e vendit. 

Lajme

13/08/2014 23:58

Rexhepi  ka folur edhe për interpretimet se të rinjtë kosovarë po ndikohen edhe nga ligjërimet e disa imamëve të BIK-ut. Rexhepi tërheq vërejtjen tek të rinjtë, të cilët sipas tij, po manipulohen, se në asnjë variant nuk justifikohet pjesëmarrja e shqiptarëve në luftërat në Lindjen e Mesme.

Rexhepi kërkon që institucionet e vendit te mos rrinë indiferente ndaj zhvillimeve që kanë të bëjnë me kosovarët që po marrin pjesë në luftën në Siri. Madje, dekani Fahrush Rexhepi iu tërheqë vërejtjen të rinjve se në asnjë variant nuk justifikohet pjesëmarrja e tyre në luftërat në Lindje të Mesme.

“Nuk kemi të bëjmë me një luftë të shenjtë, të ashtuquajtur xhihad, në asnjë variant nuk justifikohet prania dhe pjesëmarrja e shqiptareve në këtë luftë. Ky fenomen nuk është trajtuar mjaft në aspektin profesional, në mungesë të kësaj janë bërë edhe manipulime dhe shtyrje për shkuarje në Siri”, ka thënë ai.

Rexhepi foli edhe për interpretimet se të rinjtë kosovarë po ndikohen nga ligjërimet e disa imamëve të BIK-ut.

“Nuk mund të besoj që ka imamë që nxisin urrejtje e intolerancë dhe vepra të ekstremizmit. Njeriu mund të kaplohet nga emocionet kur trajton tema nëpër xhami. Nuk mund të besoj që imamët po promovojnë ekstremizëm”, ka deklaruar ai për RTK.

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame vlerëson se Kosova nuk po rrezikohet nga ekstremizmi por, sipas tij, tërë kjo situatë ka ardhur si pasojë e keqinterpretimeve dhe divergjencave të njerëzve të caktuar, që nuk ia donë të mirën vendit e as komuniteteve në përgjithësi në Kosovë.