Luani ushqehet me fanellën e Chelseas

Galatasaray u takua me Chelsean të mërkurën mbrëma në duelin e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, dhe tifozët e gjigantit turk e morën aq seriozisht ballafaqimin sa që u munduan të frikësojnë londinezët, duke e ushqyer një luan me fanellën e tyre. Galatsaray – të njohur me nofkën Aslans – ose…

Sport

19/03/2014 09:21

Galatasaray u takua me Chelsean të mërkurën mbrëma në duelin e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, dhe tifozët e gjigantit turk e morën aq seriozisht ballafaqimin sa që u munduan të frikësojnë londinezët, duke e ushqyer një luan me fanellën e tyre.

Galatsaray – të njohur me nofkën Aslans – ose Luanët, udhëtuan në Stamford Bridge të mërkurën pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Stamboll.

Mirëpo, skuadra e Jose Mourinhos i mposhtu 2:0 në Stamford Bridge dhe u kualifikua në çerekfinale, duke neutralizuar rrezikun e ‘luanëve’ të Roberto Mancinit, në rikthimin e sulmuesit Didier Drogba më Stamford Bridge.

Pavarësisht tentimit për t’i frikësuar me gjestin e luanit, Chelsea nuk u brengos dhe pa problem i mposhti duke hyrë në mesin e tetë skuadrave më të mira të kontinentit.