Luani, ariu dhe tigri që jetojnë si një familje

Njerëzit nuk janë të vetmit që kanë nevojë për familje.

Fun

15/10/2020 12:12

Luanët, tigrat dhe arinjtë kanë stile të ndryshme kur bëhet fjalë për mënyrën e tyre të jetesës – luanët jetojnë në krenari, kurse tigrat dhe arinjtë janë kryesisht më të vetmuar. Por, ndonjëherë jeta krijon grupe të çuditshme.

Treshja e këtyre kafshëve vendosën të formojnë tufën e tyre të vogël e të çuditshme dhe ata jetojnë së bashku në paqe, pavarësisht se i përkasin specieve të ndryshme, raporton “BrightSide”, transmeton lajmi.net.

Nga trauma me të cilën përballen së bashku kur ishin të rinj, këto kafshë krijuan një lidhje unike. Një nga të gjithë mund të mësojmë. Ky grup i veçantë, është një reflektim se si të gjitha kafshët mund të rriten duke u dashur me njëra-tjetrën, pavarësisht se vijnë nga botë të ndryshme.

Në vitin 2001, Policia e Shtetit të Xhorxhisë hyri në shtëpinë e një trafikuesi droge dhe u ndesh me një skenë tronditëse. Në bodrumin e shtëpisë ishin shtrirë 3 këlyshë të tmerruar. Një këlysh ariu, një tigër dhe një luan ishin të gjithë të paushqyer, të infektuar me parazitë dhe shfaqnin shenja të trajtimit të tmerrshëm.

Një ari i zi (Baloo), ishte i lidhur në rripa që i kishin prerë lëkurën. Një tigër Bengal (Shere Khan), ne prag të vdekjes dhe një luan afrikan (Leo), ishte mbyllur në një kuti të vogël, megjithëse kishte një plagë të mëdha në fytyrë, transmeton lajmi.net.

Por, ato ditë tragjike kanë marrë fund. Këto kafshë ishin shumë të ndrojtura nga njerëzit si pasojë e traumave që kishin marrë, dhe krijuan një lidhje të fortë emocionale mes vete.

Me kalimin e kohës teksa treshja po hynte në moshë madhore, stafi i qendrës që i kishte ne përkujdesje shqetësoheshin se do të duhet ti ndanin sepse ata do ti ktheheshin natyrës së vet dhe do sulmonin njëri-tjetrin, mirëpo këta vëllezër ishin të pandashëm.

Fatkeqësisht, pas 15 viteve që ky grup jetoi bashkë, në vitin 2016 Leo u diagnostikua me kancer dhe i la vëllezërit e tij pas.

Me vonë gjatë vitit 2018 edhe Shere Khan pati të njëjtin fat, dhe u varros përkrah vëllait të tij.

Tani i vetmi i mbetur në strehimore është Baloo. /Lajmi.net/