Luana Vjollca dhe Jay Santos publikojnë me videoklip këngën “Locos”

Luana ka sjellë projektin e shumëpritur.

ShowBiz

14/08/2020 17:17

Luana Vjollca bashkoi forcat me këngëtarin e mirënjohur, Jay Santos për këngën e re, shkruan lajmi.net.

“Locos” titullohet kënga e re e Luanës në duet me Jay Santos, të cilën e sollën të shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e këngës e ka shkruar German Valenzuela dhe Luana Vjollca, ndërsa muzikën e punoi German Valenzuela.

Ana vizuale e kësaj videoje është punuar nga “Pro Video”, kurse mix/masterin e punoi Caco Refojo PKO Studio.

Më poshtë mund ta dëgjoni bashkëpunimin “Locos” nga Luana Vjollca dhe Jay Santos. /Lajmi.net/

https://www.youtube.com/watch?v=0wJAPrIDb6o