Loriana Kuka mposhtet në çerekfinale, ende ka shpresë për medalje

Loriana Kuka është duke garuar sot në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Sport

30/08/2019 09:14

Xhudistja jonë është në garë për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria -78 kg.

Pas dy fitoreve radhazi ndaj gjermanes Luise Malzahn dhe argjentinases Lucia Cantero, Loriana u kualifikua në çerekfinale, ku pësoi humbje nga braziliania, Mayra Aguiar, dy herë kampione e botës dhe dy herë medaliste e bronztë Olimpike.

Në luftën e parë të repesazhit përballet me Natalie Powel të Britanisë së Madhe, medaliste e bronztë e botërorit 2017.

Kosova tashmë ka siguruar dy medalje të bronzta tashmë në këtë kampionat botëror, me Majlinda Kelmendin dhe Distria Krasniqi./Lajmi.net/