Loredana Zefi ngjall dyshime për shtatzëni – në pritje të fëmijës së parë me Karim Adeyemi?
Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titullin “Love & Drama”, i cili po komentohet gjerësisht jo vetëm për përmbajtjen artistike, por edhe për elementët vizualë që kanë ngjallur kureshtje tek ndjekësit. Në videoklipin e këngës, artistja shfaqet përkrah partnerit të saj, futbollistit të…

ShowBiz
Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titullin “Love & Drama”, i cili po komentohet gjerësisht jo vetëm për përmbajtjen artistike, por edhe për elementët vizualë që kanë ngjallur kureshtje tek ndjekësit.
Në videoklipin e këngës, artistja shfaqet përkrah partnerit të saj, futbollistit të njohur Karim Adeyemi.
Dyshja duket më të afërt se kurrë më parë, duke e shndërruar projektin muzikor në një rrëfim intim, ku dashuria dhe momentet personale ndërthuren me estetikën e klipit.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është pamja fizike e Loredanës.
Në disa skena të klipit, reperja shihet me rroba të gjera dhe një bark të rrumbullakosur, duke ngritur dyshimet e fansave se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.