Loredana Zefi ‘harron’ skandalin, ja çfarë ka postuar në Instagram

Loredana Zefi a ka larguar paksa vëmendjen e akuzave.

ShowBiz

16/05/2019 11:05

Këngëtarja Loredana Zefi vazhdon të jetë emri më i komentuar së fundmi në mediat vendore dhe jo vetëm, shkruan lajmi.net.

Javë më parë ajo u akuzua nga një çift zviceran që së bashku me vëllain e saj ua kanë marrë një shumë të madhe parashë.

Lidhur me këtë rast reperja ka folur gjatë një konference të fundit në Kosovë teksa e ka mohuar se paratë janë marrë me dhunë.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta mirëpo Loredana e ka larguar paksa vëmendjen nga skandali për ta publikuar një fotografi të ëmbël të vajzës së saj dhe reperit Mozzik, Hanës./Lajmi.net/