Loredana Brati flet për raportet pas BBV4: Me të gjithë dhe me asnjë

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati ka vijuar të qëndrojë aktive në rrjetet sociale, duke komunikuar me fansat përmes postimeve të shpeshta në “Instagram”. Së fundmi, ajo zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instastory”, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, përfshirë ato mbi përvojën në…

ShowBiz

15/06/2025 13:50

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati ka vijuar të qëndrojë aktive në rrjetet sociale, duke komunikuar me fansat përmes postimeve të shpeshta në “Instagram”.

Së fundmi, ajo zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instastory”, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, përfshirë ato mbi përvojën në BBV4 dhe marrëdhëniet me ish-banorët.

E pyetur nëse ka mbetur në kontakt me ndonjë prej tyre, Loredana u përgjigj: “Me të gjithë dhe me asnjë! Me shumicën ruajmë respekt, por jo të komunikojmë në përditshmëri. Këto kohët e fundit jam bërë pak më shumë me Rizartën edhe e adhuroj kohën me atë!”