Lopetegui: Nuk e fsheh admirimin tim për Iscon
Julen Lopetegui, trajneri i Sevillas u pyet nga ‘Cadena SER’ për sezonin e shkëlqyer që ekipi i Sevillas po kalon dhe nënshkrimin e mundshëm me Iscon.
Sport
Trajneri u shpreh mjaft i lumtur për ekipin e tij pasi vazhdon të jetë në garë të ngushtë me Real Madridin për titullin e La Ligës.
Pas fitores në fundjavë ndaj Real Betisit ai u shpreh i lumtur për ekipin e tij.
Përveç që Lopetegui u pyet lidhur me ekipin që ai aktualisht drejton, atë e pyetën edhe në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të Sevillas me Iscon, mesfushorin e Real Madridit, përcjell lajmi.net.
Ai tha se e admiron Iscon por që nuk do të flas më shumë për lojtarët që nuk janë pjesë e ekipit të Sevillas.
“Po flas vetëm për lojtarët që janë në Sevilla. Ai është një futbollist i madh dhe nuk e fsheh admirimin tim për Iscon”, ishin fjalët e ish-trajnerit të Real Madridit.
Isco pavarësisht cilësive nuk po arrin të jetë pjesë e formacionit startues te ekipi i Real Madridit dhe mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës./Lajmi.net/