Lopetegui flet për të ardhmen e tij

Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui ka folur në lidhje me të ardhmen e tij te Sevilla.

Sport

28/04/2022 23:28

Lopetegui e filloi mjaft mirë këtë sezon me Sevillan, por jo gjithçka vazhdoi mirë për andaluzianët.

Ata fillimisht ishin ndjekësit më të afërt të Real Madridit, por më pas e lëshuan hapin.

Probleme për ekipin e Sevillas kishte edhe në Evropa Ligë, kjo pasi ata u eliminuan në raundin e 1/16 nga West Ham United.

Të gjitha këto probleme që i kaluan mund të ndikojë në largimin e trajneri nga posti i tij.

Në lidhje me të ardhmen e tij foli edhe Lopetegui. Ai tha se nuk ka diçka në lidhje me të ardhmen dhe është i lumtur në ‘Ramon Sanchez Pizjuan’.

“Nuk ka asgjë të re për këtë. Unë jam aty ku dua të jem”, tha Lopetegui për ‘Marca’, përcjell lajmi.net.

Lopetegui ka kontratë me Sevilla deri në qershor të vitit 2024, mbetet të shihet a do të qëndrojë deri në përfundimin e saj, apo do largohet me herët./Lajmi.net/