Lojtari i Watford që shkëlqeu ndaj Liverpool: Refuzova Barcelonën

Ismaila Sarr ka qenë në qendër të vëmendjes kur i prishi rekordin prej 44 ndeshjeve pa humbje Liverpoolit në Premierligë, por sulmuesi i Watford thotë se ai mund të ketë gjeneruar më shumë te Barcelona.

Sport

05/03/2020 18:00

Në verën e vitit 2017, skautët në Metz panë që një senegalez i cili tërhoqi interesimin nga top klubet evropiane

Një ndër ta ishin edhe skautët katalan, por që në fund lojtari vendosi të zgjedhte Rennes para Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Sarr zbuloi: “Kur u transferova në Rennes në vitin 2017, ishte një transferim i minutës së fundit”.

“Është e vërtetë që unë zgjodha Rennes mbi Barcelonën dhe e mora këtë vendim sepse nuk doja të shkoja në Barcelonë për t’u ulur në stol ose të luaja në nivelin B”.

“Doja të luaja, thjesht kam dashur të luaj dhe kjo është arsyeja pse zgjodha të shkoj në Rennes”.

“Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për vendin. Nuk e njihja askënd atje përpara se të bashkohesha, megjithëse. Nuk kishte rëndësi për mua që klubi ishte në Francë, gjithçka që u interesova ishte të luaja”, u shpreh lojtari. /Lajmi.net/