“Lojtarët e Man Cityt bënin shaka, prisnin transferimin e Messit dhe CR7”
Pablo Zabaleta ka zbuluar se lojtarët e Manchester Cityt shihnin Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në dhomën e zhveshjes, pasi skuadra u bë me pronar të ri.
Sport
Zabaleta iu bashkua Cityt nga Espanyol në vitin 2008, në të njëjtin kur Abu Dhabi United Group mori përsipër klubin, duke shpenzuar shuma të mëdha, dhe duke e shndërruar në një nga skuadrat më të mëdha në Premierligë.
Mbrojtësi i djathtë shtoi se lojtarët po përgatiteshin të mirëprisnin yllin e Barcelonës, Lionel Messin dhe Cristiano Ronalon në skuadër.
“Dhjetë ditë pas ardhjes time, ekzekutimi i blerjes së klubit u finalizua”, ka deklaruar Zabaleta, përcjell lajmi.net.
“Katër ditë më vonë, ata investuan 40 milionë euro në Robinhon dhe unë thash: Tani çfarë të bëj? Do të jem vetëm gjashtë muaj këtu”.
“Ne e morëm atë si shkak, dhe në dhomën e zhveshjes filluam të vendosnim Messin, Cristiano Ronaldon”./Lajmi.net/