Lojtarët e Liverpoolit për Superligën: Nuk na pëlqen dhe nuk duam të ndodhë

Jordan Henderson, Trent Alexander Arnold, Virgil Van Dijk dhe Andy Robertson kanë postuar të gjithë një fotografi në rrjetin social twitter, duke thënë se janë kundër Superligës.

Sport

20/04/2021 22:13

Henderson dhe Arnold ishin të parët të cilët postuan një fotografi ku shprehen në mënyrë kolektive kundër krijimit të Superligës, transmeton lajmi.net.

Më pas, lojtarë të tjerë sikurse Robertson, Van Dijk, Alisson Becker, James Milner,

“Nuk na pëlqen Superliga dhe nuk duam që ajo të ndodhë. Ky është qëndrimi i ynë kolektiv. Angazhimi ynë në këtë klub dhe për tifozët do vazhdojë të jetë absolut dhe i pakushtueshëm”, është shkruar në një fotografi të postuar nga lojtarët e Liverpoolit.

Gjatë orëve të fundit ka pasur raportime të shumta mbi largimin e disa klubeve nga Superliga, mirëpo akoma një komunikatë zyrtare nga asnjë klub nuk është publikuar.

“Ju asnjëherë nuk do të ecni vetëm”, është shkruar në fund./Lajmi.net/