Lojtarët e Chelseas të palumtur me trajtimin e Azpilicuetas

Një numër i lojtarëve të Chelseas kanë mbetur të befasuar që kapiteni Cesar Azpilicueta ende nuk ka nënshkruar kontratë të re.

Sport

09/12/2021 11:07

Spanjolli ka zhvilluar 444 paraqitje për “Blutë”, derisa i kanë mbetur edhe shtatë muaj të mbetur në kontratë, transmeton lajmi.net.

Chelsea është duke punuar për rinovimin e kontratës të lojtarëve si Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Thiago Silva.

Sidoqoftë, sipas Eurosport, disa lojtarë të Azpilicuetas kanë mbetur të shokuar si legjenda e klubit ende nuk ka rinovuar kontratën.

Raporti shton se 32-vjeçari ka mbetur i zemëruar për këtë kohë dhe ka vëmendjen e dy gjigantëve spanjoll, si Barcelona dhe Atletico Madrid.

Si qëndrojnë gjërat, Azpilicueta në muajt në vijim ka të drejtë të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër tjetër jashtë Premierligës./Lajmi.net/