Lojërat Mesdhetare Oran 2022: Lorent Murati mposhtet në boks

Boksieri kosovar, Lorent Murati e ka nisur me humbje aventurën në Oran.

Sport

27/06/2022 23:43

Murati ishte garuesi i fundit nga Kosova në ditën e sotme në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Lorenti kishte përballë boksierin sirian, Belal Joukhdar, në kuadër të raundit të parë, shkruan lajmi.net.

Kosovari u mposht me rezultat 2:1 sipas jursië.

Lorent Murati në këto gara konkurron në kategorinë -57 kilogramë. /Lajmi.net/