Lojërat Mesdhetare 2030 mund të dështojnë, kreu i KOK-ut: Jemi në pikën e kuqe

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka ngritur alarmin për ecurinë e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. “Jemi në pikën e kuqe të vonesës”, tha ai për Klanin. Sipas Krasniqit një nga shkaqet kryesore të vonesave është dërgimi i Ligjit për Lojërat Mesdhetare në Gjykatën Kushtetuese, proces i cili ka kaluar ngadalë…

Sport

15/05/2025 22:12

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka ngritur alarmin për ecurinë e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

“Jemi në pikën e kuqe të vonesës”, tha ai për Klanin.

Sipas Krasniqit një nga shkaqet kryesore të vonesave është dërgimi i Ligjit për Lojërat Mesdhetare në Gjykatën Kushtetuese, proces i cili ka kaluar ngadalë dhe ka vonuar miratimin e tij.

Ai ka shtuar se Kosova duhet të jetë e gatshme që të paktën në vitin 2029, për të përdorur sallat që do të ndërtohen për Lojërat Mesdhetare.

Presioni ndërkombëtar është i pranishëm.

Ndërkohë, mbetet pezull ndërtimi i stadiumit kryesor – ai që do të presë hapjen dhe mbylljen solemne të Lojërave.

Për organizimin e këtyre lojërave janë paralajmëruar mbi 200 milionë euro.