Llorente: Ky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Sulmuesi i Sevillas, Fernando Llorente, mendon se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Sport

08/02/2016 15:36

Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave për sulmuesin spanjoll Fernando Llorente, përcjell Lajmi.net.

“Messi është i veçantë.  Më duket më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë ish sulmuesi i Bilbaos dhe Juventusit.

“Ai bën gjëra të ndryshme nga të tjerët dhe përballja me të është gjithmonë një kënaqësi”, shtoi Llorente.