Llapi, Ballkani dhe Feronikeli kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Llapi, Ballkani dhe Feronikeli kanë prerë biletat për në fazën tjetër të Kupës së Kosovës. Llapi ka mposhtur Lirinë me rezultat 3-2 për të kaluar në çerekfinale, shkruan lajmi.net. Liria kaloi e para në epërsi me golin e Liridon Fetahajt i cili realizoi nga penalltia në minutën e 18’. Por epërsia e tyre zgjati pak,…

Sport

04/02/2023 15:06

Llapi, Ballkani dhe Feronikeli kanë prerë biletat për në fazën tjetër të Kupës së Kosovës.

Llapi ka mposhtur Lirinë me rezultat 3-2 për të kaluar në çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Liria kaloi e para në epërsi me golin e Liridon Fetahajt i cili realizoi nga penalltia në minutën e 18’.

Por epërsia e tyre zgjati pak, pasi kapiteni i llapjanëve, Kushtrim Shabani shënoi në minutën e 21’ për të çuar shifrat në 1-1.

Epërsinë e parë Llapit në këtë sfidë ia dha Francisco Rivera me një gol spektakolar nga gjysma e fushës pak minuta para fundit të pjesës së parë.

Llapi e nisi mirë edhe në 45 minutat e dytë, pasi shënuan edhe golin e tretë.

Drilon Fazliu realizoi në minutën e 47’ për rezultatin 1-3.

Krejt në fund vendasit arritën të ngushtojnë epërsinë në 3:2, por që Llapi nuk lejoi befasi dhe kaloi tutje në çerekfinale.

Fitore ka marrë edhe kampioni i Kosovës, Ballkani që ka mposhtur skuadrën nga liga e parë A&N me rezultat të pastër 2-0.

Feronikeli ka arritur të eliminoj Trepçën ’89 duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 falë golit të Susurit nga pjesa e parë.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë ka përfunduar me rezultat baras 1-1 dhe skuadra që do të kaloj në çerekfinale do të mësohet pas kohës shtesë apo edhe penalltive./Lajmi.net/