Lladrovci kërkon shkarkimin e Dimal Bashës: Kosova dhe UÇK-ja nuk e meritojnë këtë turp – Dimal, ik
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër pas publikimit të një artikulli të vitit 2012 nga gazetari Besnik Krasniqi, në të cilin, sipas tij, kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka shpërndarë dezinformata lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Artikulli në fjalë, i ndarë publikisht nga gazetari Krasniqi në profilin…

Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër pas publikimit të një artikulli të vitit 2012 nga gazetari Besnik Krasniqi, në të cilin, sipas tij, kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka shpërndarë dezinformata lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Artikulli në fjalë, i ndarë publikisht nga gazetari Krasniqi në profilin e tij në Facebook, pretendohet se përmban deklarime që lidhen me financimin e UÇK-së, ku thuhet se fondet për këtë organizatë kanë ardhur nga rrjete të trafikantëve të drogës, raporton lajmi.net
Këto pretendime kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të Lladrovcit, i cili në një postim të gjatë në rrjete sociale, ka kërkuar që të iniciohet shkarkimi i Dimal Bashës nga pozita e kryeparlamentarit të Kosovës.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Dy dokumente që dekonspirojnë Dimal Bashën, të inicohet shkarkimi i tij!
Misioni atdhetar e human i themelimit të UÇK-së, pastërtia e organizimit, financimit dhe luftës së UÇK-së, nuk ka mundur as mund ta nxijnë as Serbia, as Rusia as Dimalat. Këto dy dokumente, mjaftojnë për të iniciuar shkarkimin e Kryekuvendarit.
Kosova jonë kishte dhe ka “kontribuues” si Dimal Basha, por si këto dy faqe që dëshmojnë thellësinë e gënjeshtrës, seriozitetin e mashtrimit dhe antikombtarizmit, nuk mund të gjenden nga autorë shqiptarë.
Pres që deputetet dhe deputetët atdhetarë të merren urgjent me inicimin e shkarkimit të tij nga pozita e kryekuvendarit, për hir të qytetarëve, lirisë, gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Kosova as UÇK-ja nuk e meriton këtë turp. Dimal, ik!/Lajmi.net/